Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi është i ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Kjo javë’ me NIsida Tufën.
Ai ka folur për protestën 11 Majit të organizuar nga opozita, ku ka hedhur poshtë përdorimin e bombave molotov.
Bardhi ka thënë që ishin vetëm fishekzjarre dhe nëse janë përdorur bomba molotov është i gatshëm të kërkojë falje.
‘Nuk ishin bomba molotov, ishin fishekzjarr. Nuk kam informacion, ai informacion që kam unë është që Edi Rama është ai që i kanë vënë flakën shqiptarëve. Për sa kohë nuk ka policë të dhunuar, po ka vetëm qytetarë kjo ka zëmëruar të gjithë. Nëse ndaj Drejtorisë së Tiranës dhe bizneseve janë përdorur bomba molotov unë jam i gatshëm t’i kërkoj falje, por nuk ka pas’, tha Bardhi.