Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Ishin duke luajtur pranë lumit, mbyten dy fëmijët shqiptarë në Francë (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

d6e932450b8148fb92d39b578b6d20b8

Dy fëmijë me origjinë nga Kosova kanë humbur jetën ditën e sotme në Saint-Etienne pasi u mbytën në lumin Montbrison në Loire të Francës.

Mësohet se fëmijët motër e vëlla të moshës 6 dhe 3 vjeç teksa kanë qenë duke luajtur kanë rënë në ujrat e lumit niveli i të cilit kohët e fundit si pasojë e reshjeve të mëdha.

Agjensia franceze e lajmeve AFP raportoi se nëna e tyre 35 vjeçare kishte dalë me fëmijët e saj për të ngrënë në një restorant fast-food para se t’i dërgonte ata në orët e pasdites për të luajtur përreth lumit që kalon afër qendrës tregtare Montbrison.

Sipas deklaratës së 35 vjeçares, fillimisht në ujë kishte rënë djali, e më pas motra e tij ka kërcyer për ta nxjerrë nga uji, por është tërhequr nga rrjedha e lumit.

Më pas ka kërcyer në ujë edhe nëna, që ia ka dalë t’i kapë ata, por pa qenë në gjendje që t’i rikthejë në jetë.

Më pas nëna 35 vjeçare kishte kërkuar ndihmë nga njerëzit përreth që t’i lajmërojnë shërbimet emergjente. Edhe pse arritën në vendin e ngjarjes me shpejtësi, shërbimet emergjente nuk mundën të bënin asgjë.  

Mësohet se nëna e tronditur dhe e shokuar nga ngjarja është dërguar në kujdes intensiv mjekësor.

Zyra e prokurorit në Saint-Etienne ka hapur një hetim, dhe ka urdhëruar që t’u bëhet autopsia trupave të pajetë.

Më shumë

spot_img