Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ishin bllokuar në Kanionin e Gjipesë, VIDEO: FNSH-ja shpëton tre turistët në Himarë, njëri i plagosur dhe fashuar në trup

Shkruar nga Newsbomb
Ishin bllokuar në Kanionin e Gjipesë, VIDEO: FNSH-ja shpëton tre

Tre turistë të huaj që ishin bllokuar në Kanionin e Gjipesë në Himarë, janë shpëtuar nga Policia. Të rinjtë, 15 vjeç, 18 vjeç dhe 21 vjeç ishin bllokuar prej disa orësh në Kanion dhe nuk mund të dilnin.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, për gjetjen e tyre. Pas 1 orë kërkimesh intensive, me ndihmën e FNSH-së së Fierit dhe forcave të zjarrëfikses, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga kanioni të tre turistëve.

Bëhet me dije se ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Njëri prej tyre është dëmtuar duke u përpjekur të dalë nga Kanioni. Ai ka lendime në këmbë dhe po merr ndihmën mjeksore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.