Tirana
fog
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
100 %
0.5kmh
58 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

“Ishim të përgatitur për çdo skenar”, Lulzim Basha flet nga Prokuroria: Qëllimi i 8 janarit ishte të derdhej gjak, në e shmangëm!

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha, është shprehur sot nga Prokuroria e Tiranës se më 8 janar ata ishin të përgatitur për çdo skenar, sepse sipas tij, pala tjetër kërkonte me çdo kusht që atë ditë në seli të derdhej gjak. 8 janari nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, për interesat e askujt, u shpreh Basha.

“Kjo është një ditë që nuk duhet të kishim ardhur kurrë për interesat e askujt. Ndonëse PD, ishim subjekt të një sulmi barbar dhe të dhunshëm, kërkoj zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve, dhe nga ana tjetër u them demokratëve se nuk do humbasim asnjë sekond në këtë kurth ku na dëshiron kundërshtari.

Unë jam i gatshëm të marrë cdo përgjegjësi që më takon. Që fjalët të mos mbeten fjalë por të kthehen në vepra. Të qëndrosh në krye të PD sot do të thotë t’i qëndrosh fjalës që u ke dhënë demokratëve. Kësaj do i qëndroj deri në fund. Është një mision që nuk mund ta braktis siç nuk mund të braktis fëmijët e mi, nënën time, fëmijët tuaj.

PD ishte e përgatitur për çdo skenar, të shmangnim me cdo kusht atë që kërkohej, të derdhej gjak”, u shpreh Lulzim Basha, kryetar i PD pas dëshmisë në Prokurorinë e Tiranës.


Më shumë