Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

“Isha veshur me fustan anti-plumb”, Lady Gaga rrëfehet për performancën në inagurimin e presidentit Joe Biden

Shkruar nga Newsbomb
“Isha veshur me fustan anti-plumb”, Lady Gaga rrëfehet për

Ylli i muzikës Pop Lady Gaga zbuloi se ajo kishte veshur një fustan antiplumb kur perfomoi në inaugurimin e presidentit amerikan, Joe Biden më 20 janar të vitit 2020.

Në një intervistë të dhënë për “British Vogue”, ylli i hitit “Bad Romance”, ka folur rreth masave paraprake që ajo dhe ekipi i saj i kishin marrë përpara ceremonisë së janarit.

Duke e quajtur performancën e saj në inaugurimin e 59-të presidencial “një nga ditët më krenare të gjithë jetës sime”, këngëtarja tha se fustani mahnitës ngjyrë blu dhe i kuq që kishte veshur nga marka “Schiaparelli” ishte po ashtu me masa sigurie.

Duke kënduar me një fustan Schiaparelli antiplumb. Nuk e di nëse njerëzit e dinë këtë për mua, por nëse nuk do të isha kjo që jam sot, do të kisha qenë një gazetar luftarak. Kjo ishte një nga ëndrrat e mia.  Kur isha në kryeqytet, një ditë para inaugurimit, mbaj mend që ecja përreth dhe kërkoja prova të kryengritjes për atmosferën e kryeqytetit më 6 janar”, tha këngëtarja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll