Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Isha në makinë me gruan dhe vajzën”, reagon truproja i Lindita Nikollës, mohon t’u ketë nxjerrë armën protestuesve në Paskuqan

Shkruar nga Newsbomb
“Isha në makinë me gruan dhe vajzën”, reagon truproja

Euglen Benga, truproja i Lindita Nikollës që u tha se kërcënoi me armë protestuesit e Paskuqanit ka reaguar për ngjarjen.

Punonjësi i gardës sqaron se edhe pse e sulmuan dhe në makinë kishte bashkëshorten dhe vajzën, ai s’kishte reaguar, teksa mohon kategorikisht që të ketë nxjerrë armën.

“Unë isha duke u kthyer në shtëpi pasi banoj në këtë zonë. Me vete në makinë kisha bashkëshorten dhe vajzën 1-vjeçe. Papritur disa nga protestuesit më bllokuan rrugën dhe filluan të qëllonin makinën me shkelma e grusht duke traumatizuar bashkëshorten dhe vajzën. Nuk di si ta shpjegoj këtë ngjarje, mbase e kanë bërë edhe kastile për të më provokuar pasi një pjesë e tyre më njohin.

Por me çfarë është shkruar në portale, duke të them se për asnjë çast nuk kam dalë nga makina dhe jo më të kem kërcënuar njeri me armë. Kjo është fare e dukshme edhe nga video e transmetuar. Kam pritur derisa rruga është liruar për të kaluar. Unë jam punonjës i Gardës së Republikës dhe aktualisht shërbej si pjesë e grupit të shoqërimit të Kryetares së Kuvendit, por asnjëherë nuk kam pasur lidhje me politikën dhe as jam ndikuar prej saj në kryerjen e detyrës” ka thënë ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll