Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
28 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Isha lypësi më shembullor’, Meta komenton deklaratën e Ramës dhe tregon nëse ka kërkuar të vaksinohet si ai

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d5652d6ab7358ceb95866cd2b9e4be72

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratën e Ramës në “Open”, kur tha se ishte lypësi më i mirë dhe ndaj mori dhuratë 975 doza të vaksinës Pfizer.

Kreu i Shtetit në një intervistë për gazetaren Nisida Tufa tha se Rama nuk ka pse të silet si lypës, por të kthehet në një partner serioz i Perëndimit.

Lidhur me vaksinimin personal, ai tha se nuk është prioritet, pasi të parët janë bluzat e bardha.

Pyetje: Po, kur kryeministri shprehet se isha lypësi më shembullor për garantimin e marrjes së vaksinës dhe e dozave të para. A ka pikë pozitive këtu për kreun e qeverisë?

Meta: Nuk ka asnjë arsye për të qenë lypës, kur mund të jesh partner serioz dhe i besueshëm.

Pyetje: Vetë ju zoti Meta, a keni kërkuar të vaksinoheni në këto doza të para të mbërritura apo ju është ofruar për t’u vaksinuar?

Meta: Kjo nuk është një çështje prioritare. Prioritet është vaksinimi i mjekëve, i infermierëve, i sanitarëve, i të gjithë personelit mbështetës, që është në vijën e parë të luftës me COVID-19.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img