Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
61 %
3.1kmh
100 %
Enj
8 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

“Isha brutal, por nuk pendohem”, Vuçiç komenton takimin me Kurtin: Mbase e fyeva kryeministrin e Kosovës, por kur dikush flet me një fjalor…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur për takimin e djeshëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel. 

Në një deklaratë për medie, Vuçiç u shpreh sot se pala kosovare refuzoi të shpreh gatishmërinë për të gërmuar në kërkim të trupave të disa serbëve në disa territore të dyshuara në Kosovë.

Sipas tij Kurti dëshironte që pala serbe të largohej nga dialogu.

“Mund të konfirmoj që ata që erdhën në emër të palës së Prishtinës donin të na detyronin të largoheshim nga dialogu. Gjithçka që ata bënë, kërkuan dhe thanë do të thoshte që ata donin ta shmangnin dialogun”, u shpreh presidenti serb, duke shtuar se pati dialog vetëm për një temë, për personat e zhdukur.

Më tej presidenti serb tha se mbase e fyeu Albin Kurtin në këtë takim, por sërish shprehet se nuk ndihet i penduar për përgjigjet e tij.

“Ndoshta nuk duhet të kisha reaguar në atë mënyrë, mbase e fyeva Kurtin, por unë u përgjigja në një mënyrë më brutale dhe nuk mund të them se u pendova, isha i befasuar që dikush mund të përdorte një fjalor të tillë”, tha Vuçiç.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img