Hapësire reklamuese

Politikë

Ish-zyrtari pjesë e grupit që mashtruan me Call Center-at, Rama flet dhe për vëllain e tij: Valle shpatash politike, qeveria nuk mbron askënd

Shkruar nga Newsbomb
Ish-zyrtari pjesë e grupit që mashtruan me Call Center-at, Rama flet

Kryeministri Edi Rama për herë të parë i pyetur nga gazetarët ka folur për skandalin e call centre, ku shpesh është përmendur edhe emëri i vëllait të tij.

Ai emri i vëllait të tij është lakuar për shkak të “shpatave të politikës”. Ai madje reagoi edhe për akuzat duke thënë se nëse do kishin mburojë shtetërore askush s’do ishte në kërkim, duke iu referuar Amant Josifi, biznesmeni i njohur në vend në fushën e ‘Call Center-ave’ i shpallur në kërkim për mashtrimin

“Qeveria jonë nuk i bëhet mbrojë askujt. Këto një ish zyrtar janë pa asnjë vlerë. E para ky ish zyrtar është në kërkim nga drejtësia dhe ky është një proces për kujtesë që nuk është bërë nga organet spanjolle, por në bashkëpunim të ngushtë me organet tonë ligjzbatuese. Kam parasysh Policinë e Shtetit që është nën ombrellën e ekzekutivit, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë lloj pengese dhe ndikimi për të mos vepruar.

Përsa i përket sjelljes në valle të emrit të tim vëllai, është pjesë e valles së shpatave që zhvillohet në xhelisin politik. E them me bindje edhe pse vëllai im është adult. Nuk ka asnjë lloj baze. Nëse personazhi do të kishte mburojë shtetërore, nuk do ishte në kërkim” tha Rama për media.

Kujtojmë që Amant Josifi, biznesmeni i njohur në vend në fushën e ‘Call Center-ave’ i shpallur në kërkim për mashtrimin me “call center” është pjesë e një skeme që ka shkaktuar një dëm qytetarëve prej 2.4 miliardë euro.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.