Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
4.6kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme pranojnë akuzat, Gjykata e Posaçme vendos në 3 dhjetor për dënimin e tyre

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nëntë ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme kanë pranuar akuzat për shkelje të barazisë në tendera dhe kanë kërkuar të dalin në gjyq. Në seancën e radhës prokurorët do të paraqesin konkluzionet përfundimtare dhe më pas do të jete gjykata ajo do të japë vendimin.

Kjo formë e zhvillimit të procesit, u garanton atyre uljen e një të tretës së dënimit.

Sot, prokurori i çështjes Dritan Prençi ka lexuar kërkesën për gjykimin e të pandehurve. Në seancën e radhës e cila u la në 3 dhjetor pritet të paraqiten konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë, ku do të kërkohen edhe dënimet për ish-zyrtarët.

Tetë nga të pandehurit janë nën masën e sigurisë “arrest në burg”, vetëm Anisa Bogdani është hetuar nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. 9 të arrestuarit për tenderin e uniformave të Policisë janë:

1-Edlira Naqellari, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim;

2- Flutura Çekrezi, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim;

3- Anisa Bogdani, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim;

4- Ani Omuri, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim;

5- Klevis Hasani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim;

6- Kreshnik Bejkaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim;

7- Fatmir Demneri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim;

 8- Mariglen Buzali, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim;

9- Gëzim Mingaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim.

Tenderi u hap më datë 26 korrik të vitit 2019 dhe u mbyll më 11 maj 2020. Ministria e Brendshme, më datë 14.07.2020, ka shpallur fituesin e këtij tenderi; kompaninë shqiptare “D&E” SHPK, që ofroi 500 milionë lekë më shumë nga vlera që ofroi kompania turke “Genç Taahhüt Giyim Tekstil Ýnþaat San. Ve Tic. Ltd. Sti”.

Ky tender u shty disa herë brenda një që të gjitha kompanitë pjesëmarrëse të skualifikoheshin derisa atë ta fitonte kompania “D&E” me pronar biznesmenin Ismail Kadiu.

Ka tre shkelje në lidhje me procesin e tenderit, shkelja e parë është kryer nga zyrtarët në lidhje me procesin e tenderit. Shkelja e dytë e kryer është se kanë bashkuar tre objekte në një, ndërsa shkelja e tretë e kryer është zyrtarët e ministrisë kanë ndërhyrë në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img