Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Ish zv.ministri: Gabim taktik i Berishës që thirri Ilir Metën t’i bashkohet

spot_img

Lajme të ngjashëm

6235ce115ed2f57ddf2fbb6c90d1ab33

Nga Dritan Hila

Thirrja që Sali Berisha i bëri Ilir Metës që të bashkohej ishte një veprim i nxituar taktik në të gjitha aspektet. Është ajo që nuk i duhet PD-së në këto momente, pasi protesta është provë force e saj, dhe nuk mund të shfaqet që ditën e dytë në nevojë për aleatë.

Ndërkohë është analizë më shumë se një dimensionale ç’ka Ilir Meta pret. Ku natyrisht nuk është thirrja e Berishës apo Dules.

Ai sapo ka kaluar një krizë me aleatin e tij qeverisës dhe me gjasa nuk ka kohë të hapë një betejë tjetër. Nëse do të kishte dashur, do ta kishte bërë pa pritur ti bënte ftesë PD-ja. Distancimi që mbajnë ai dhe njerëzit e tij ndaj protestës nuk duket si qetësi para furtune por kalkulime personale që nuk kanë lidhje me lëvizjet e ish aleatit të dikurshëm.

Ilir Meta në ndryshim nga PD, ka problem koalicionin me të cilin do të shkojë në zgjedhje. Ai është më i qartë sesa ajo që shpreh. E di mirë se një pjesë e anëtarësisë së tij janë ish demokratë që për ti shpëtuar furtunës së 2013-ës u rreshtuan në rradhët e tij, ndaj të bashkohej me PD që përpara zgjedhjeve i thonë të humbasë një pjesë të trupës së tij. Po ashtu, kollona e tij vertebrale partiake është e majtë dhe nuk e do një alencë me PD, të pa diktuar nga numrat e votimit.

Dilema e tij aktuale është nëse do të futet në aleancë me PS, dhe kjo do të përcaktohet sesa vende deputetësh dhe çfarë pozicioni do ti lerë PS në koalicion. Ose të krijojë polin e tretë, por i mbetet që thirrjes së tij ti përgjigjen edhe parti të tjera më të vogla.

Gjithashtu, ende pezull është posti i presidentit. Dhe zgjedhjen e tij nuk mun d ta bëjë me votat e demokratëve.

Tashmë në vitin e 26 të jetës së tij politike, Ilir Meta i ka provuar të gjitha postet e pushtetit, përveç atij të presidentit, të cilin e ka lënë për më vonë. Si njeri i qartë ai ka dhënë dikur premtimin të bëhet rishtas kryeministër. Ky është mesa duket objektivi i kësaj rradhe. Pak e vështirë, duke marrë parasysh se ende nuk është parti e parë dhe pa gjasa se do të dalë edhe në këto zgjedhje. Por eksperienca botërore ka treguar se në kushte të caktuara edhe një parti e tretë mund të japi kryeministrin. Ndoshta Ilir Meta pret që situata të precipitojë deri në këtë pikë. Dhe ka gjithë kohën e nevojshme të presë. Synim i cili edhe mund të mos i plotësoet, por të tjerët e kanë problemin me kohën, jo ai.

Duke u kthyer tek Sali Berisha dhe thirrja e tij, veterani i politikës shqiptare duhet të kishte nxjerrë mësim nga Edi Rama, i cili që nga 2009-ta e kishte kuptuar se pa Ilir Metën nuk vinte dot në pushtet dhe një vit përpara se të shpallej aleanca me LSI zhvillonte takime dypalëshe. Por asnjëherë nuk e la në qetësi trupën e tij partiake. Madje motivimi i tyre ishte që duhet të pregatiteshin për betejë elektorale ku PD dhe LSI do të ishin të njëjtët armiq. Gjithkush ka kohë të mësojë, përfshirë Berishën. Përndryshe në vend se ti ndreqë punë Bashës, ja dreqos më shumë./dritare.net

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img