Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Ish-zv.komandanti i Forcës Detare bën denoncimin e FORTË: Po bëhen ndërtime private brenda bazës detare në Shëngjin, kanë dorë zyrtarë të lartë të FA

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f3ea335b9f5ce611c40f879e289fc5ba

Artur Mecollari, ish-zëvendëskomandant i Forcës Detare ka denoncuar rolin e disa zyrtarëve të lartë të FA, lidhur me disa influencime që po bëhen në mënyrë të jashtëligjshme, për ndërtime private në zonën e bazës detare të Shëngjinit.

Mbas denoncimit të kapiteni të rangut të parë Artur Meçollarit, më 23 dhjetor 2020 (lidhja 1), por edhe më parë (3 dhe 12 dhjetor 2020, lidhja 2 dhe 3), mbi ndërtimet private brenda bazës detare të Shëngjinit, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, si përgjegjes për hartimin e listës së pronave në planin e përhapjes së FA, në bazë të ligjit nr. 64/2014, “për Pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit në FA”, neni 16, pika 4(i) nuk morri asnjë masë për futjen në planin e perhapjes të pronës nr. 1311 në Shengjin, me sipërfaqe 38631 m2. Këtë nuk e bëri as për pronat e tjera të Forcës Detare me sipërfaqe totale 133 ha dhe që përfshinë katrër baza detare, Shëngjin, Kepi i Palit, Pashaliman dhe Palermo, me sipërfaqe të mbetur tashmë 67 ha, nga 200 ha.

Ai thitë se prona e bazës detare Shëngjin ka dalë nga plani i përhapjes në vitin 2016, në mënyrë të jashtëligjëshme, pa miratimin e Komandantit të Përgjithshëm të FA, duke përdorur një truk administrativ. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm te FA gjeneral major Bajram Bega ka marrë detyrën në 29 korrik 2020, kurse propozimi i kapiten Meçollarit për futjen e pronave të Forcës Detare me sipërfaqe 133 ha, përfshirë dhe pronën 1131, Shëngjin, është bërë qysh në nëntor 2019.

Por, Shefi i Shtabit të Përgjithshem të FA, gjeneral major Bajram Bega, është i përfshirë direkt në këtë histori influencash dhe shpërdorimesh në ndërtimet në bazën detare të Shëngjinit. Po ashtu, janë të përfshirë edhe komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Ilir Xhebexhia, i cili ka nxjerre në kundërshtim me ligjin 133 ha prona të Forcës Detare nga plani i përhapjes në vitin 2016, si dhe komandanti i Policise Ushtarake, kolonel Altin Kuriti, i cili sot lehtëson ndërtimin e godinës private brenda territorit të bazës Shëngjin. Shkelja e ligjit për nxjerrjn e pronës nga plani i përhapjes, automatikisht bën ndërtimin në bazën e Shëngjit gjithashtu të jashtëligjshëm.

Mbas prononcimit të kapiten Meçollarit më 23 dhjetor 2020, me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral major Bajram Begaj, baza detare e Shengjinit ka kaluar në ruajtje të Policisë Ushtarake. Nën ruajtje nënkupton mos kryerjen e punimeve, ruajtjen e pronës dhe garantimin e sigurisë së saj. Në fakt, nën kujdesin dhe mbrojtjen e Policise Ushtarake qysh nga fillimi i muajit janar 2021, ndertimi vijon me ritme të shpejta dhe në dy muaj godina ka arritur në katin e katërt. Policia Ushtarke në përputhje me ligjin nr. 13/2015 “për Policinë Ushtarake të FA”, neni 4, është në vartësi direkte të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Por, kjo nuk mjafton. Me qëllim që e gjithë hierarkia ushtarake të jetë në një linjë, në fund të dhjetorit 2020, ish-ministria Xhaçka, vetëm pak ditë përpara se të linte detyrën, shkarkoi nga detyra komandantin e bazës detare Shengjin, major Petrit Kola. Për të mënjanuar raportimet zyrtare dhe vijimin e punimeve të pashqetësuar, në vend të major Kola u riemerua major Artan Pulaj. Emërimi i major Pulaj është bërë me propozim të komandantit të Forcës Detare, general brigade Ilir Xhebexhia, dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, general major Bajram Begaj. Nëse punimet do ishin pezulluar, shkarkimi i major Kolës do të ishte i justifikuar. Në fakt, duket qartë që arsyeja e shkarkimit lidhet me vijimin e punimeve nga firma(t) private në territorin e bazës detare.

Major Pulaj, ka qene komandant i bazës detare Shengjin deri në maj 2019, por ai u shkarkua nga ish-ministria Xhaçka me propozim të kapiten Meçollarit, ish-zëvendeskomandant i Forcës Detare, dhe të gjeneral Kollçakut, ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Në muajin prill 2019 major Pulaj u identifikua i përfshire në një aferë me shpërdorim detyre, ku një subjekt privat, me lejen e tij, apo dhe atyre që kishin nxjerrë pronën nga plani i përhapjes, kishte zgjeruar dallgëthyesen e akuariumit të bazes së Shëngjinit, në një gjatesi prej 100 m, për ta kthyer në zonë plazhi për pushursit e tij. Jo vetëm ishte zgjeruar, por ishte mbuluar dhe me rërë, gati për pushuesit. Për këtë qëllim ishin hedhur rreth 6000 m3 (650 m2 shtesë sipërfaqe) gurë në periudhën janat-shkurt 2019, sipas major Pulaj.

I gjithë ky volum punimesh nuk është raportuar nga major Pulaj në asnjë raport të vetëm. Informacioni për këto punime erdhi në komandën e Forcës Detare nga burime jashtë Forcave të Armatosura. Me urdhër të kapiten Meçollarit u hetua çështja, investimi u fut në inventarin e Forcës Detare dhe u bë kallëzim penal për ndertim të jashteligjshëm. Siç, u identifikua nga grupi i verifikimit, punimet kishin vijuar për një kohë të gjatë dhe jo siç pretendonte major Pulaj. Por, pavarësisht të kaluarës së tij në bazën e Shëngjinit, major Pulaj rikthehet aty po me urdhër të Xhaçkës. Tani nuk ka më kush raporton më në linjën e hirarkisë veprimet e Policisë Ushtarake, Forcës Detare dhe të subjekteve private në bazë. Veprimet e jashtëligjëshme nuk dokumentohen më.

Pra, eshte e qartë se si nxjerrja e jashtëligjëshme nga plani i perhapjes i bazes detare Shengjin në vitin 2016 edhe lejimi i ndërtimit të godinës brenda bazës është një plan i koordinuar, në të gjithë linjën e hierarkisë, nga komandanti i bazës Shëngjin, Komandanti i Forcës Detare, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, si dhe institucioni që monitoron zbatimin e ligjit në FA, Policia Ushtarake. Për më tepër nxjerrja nga plani i përhapjes është bërë pa miratimin nga Komandanti i Përgjithshëm i FA dhe siç shprehen Forcat Detare në vitin 2019, prona mr. 1311, Shëngjin, është e rëndësishme për operacionalitetin e Forcës Detare. Duke e nxjerrë nga plani i përhapjes këtë pronë në vitin 2016, ata që e nxorrën kishin si qëllim që prona të humbiste statusin e “interes publik”. Por veprimi është në shkelje të ligjit, si për ata që e nxorrën dhe për ata që sot lejojnë ndërtimet private në të.

Emërimi i drejtuesit në bazën e Shëngjinit, natyrisht nuk është për merita, por e influencuar. Por, emërimi i major Artan Pulaj në bazën detare Shëngjin, me influencën e bizneseve, nuk është i vetmi i ndodhur në Forcën Detare. Përpara largimit nga Ministria e Mbrojtjes, Znj. Xhaçka, me propozim të hirarkisë ushtarake, ka bërë një riciklim, me promovim në përgjegjësi dhe detyrë të rëndësishme të një ushtaraku, në sektorin e logjistike në Forcën Detare. Personi i promovuar është evidentuar në shkelje të rënda në vitin 2019, me dëme të konsiderueshme financiare, për të cilat prokuroria vijon hetimet. Në atë kohë ai u largua nga Forcat Detare, po me urdhër të ish-Ministres Xhaçka.

Në dhjetor 2020, Transparency International për sektorin sigurisë dhe mbrojtjes klasifikon Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë një nga ministritë me rriskun më të lartë ndaj korrupsionit midis 15 ministrive homologe në Europën Qëndrore dhe Lindore (lidhja 4 dhe 5)

Forca Detare dhe Roja Bregdetare janë institucione kushtetuese dhe ligjore, për mbrojtjen e integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë dhe ushtrimin e sovranitetit të shtetit shqiptar në det. Ato përfaqësojnë interesin më të lartë publik. Pronat e Forcës Detare janë në shërbim të operacionalitetit për përmbushjen e misionit të tyre. Administrimi i pronave në Forcat e Armatosura ka natyrë specifike ligjore të veçantë, për shkak të interest të lartë publik, dhe nuk mund të bëhet me grupe ëhatsAupp-i apo prokurime në kundështim me ligjin.

1_copy.jpg

2_copy.jpg

3_copy.jpg

4.jpg

5.jpg

6.jpg

7.jpg

8.jpg

9.jpg

10.jpg

11.jpg

12.jpg

13.jpg

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img