Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Ish-shefi i SHIK flet me emra: Ky është personi brenda PD-së që e nxori Azem Hajdarin në pritë, i tha “dil se janë miqtë e tu”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Muajt e fundit të Presidencës, Berisha kishte krijuar një konflikt të hapur me familjen Haklaj nga Tropoja, me të cilën dikur kishte pasur dikur miqësi. Përplasjet e krijuara nga politika mes fiseve i kushtuan Tropojës mbi 150 viktima.

“Bilanci i viktimave në fmailjen dhe fisin tonë është 14 persona. Përgjegjësi kryesor i gjithë viktimave është Sali Berisha dhe vetëm Sali Berisha” u shpreh Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Mes viktimave në serialin e Tropojës ishte edhe lideri i lëvizjes së dhjetorit, deputeti Azem Hajdari. Ai do të ekzekutohej nga Fatmir Haklaj pranë selisë së Partisë Demokratike në 12 Shtator të vitit 1998. Dyshimet ishin të mëdha se ai u nxorr në pritë nga brenda selisë blu.

“Asnjë lidhje s’ka pas Izet Haxhia, as vëllezërit Haxhia, asnjë person, lidhjen e ka pas Azemi që shkoi te makina, Saliu që është personi kryesor e ka detyruar të dalë te Fatmir Haklaj” u shpreh Zylfije Haklaj, Motra e Haklajve.

“Nuk i tha vetë Berisha, por i tha Genc Pollo. Dil se janë miqtë e tu. Meqë Azemi mbahej si pjesa e ashpër e Partisë Demokratike dhe i takonte atij të merrej me këtë problem. Ata kishin 4 orë që prisnin në makinë, i dinin shumë mirë se kush ishin. Nuk mund të rrinin 4 orë dy makina para PD, ndërkohë që rreth e rrotull kishte vetëm njerëz të PD. Faji kryesor i Azemit ishte se e kundërshtonte Berishën” u shpreh Fatos Klosi, Ish-shef i SHIK-ut.

Ceremonia mortore e Azem Hajdarit në 14 Shtator të vitit 1998, u kthye në një grusht shteti. Kur kortezhi me trupin e pajetë të Hajdarit iu afrua Kryeminsitrisë, nga turma nisën të shtënat me kallashnikovë drejt selisë qeveritare. Militantët bastisën Kryeministrinë, dikasteret në bulevard dhe Radiotelevizonin Publik. Nga garda u grabit edhe një tank që shoqëronte grupin e armatosur. Lideri demokrat Berisha ndiqte gjithçka nga selia blu.

Edhe njëherë, Berisha u gjend përballë kontestimit të fortë ndëkombëtar. Kancelaritë perëndimore e bënë të qartë se nuk do të njihnin asnjë pushtet të dalë nga dhuna. Pasdite, ata që u derdhën me armë duke pushtuar institucionet u tërhoqën shumë shpejt pas mesazheve ndërkombëtare./Top Channel

Më shumë

spot_img
spot_img