Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ish-shefi i Krimeve në Elbasan kërkon të dalë nga burgu, GJKKO rrëzon kërkesën e Leonard Palushit, u jepte informacion kriminelëve

Shkruar nga Newsbomb
Ish-shefi i Krimeve në Elbasan kërkon të dalë nga burgu,

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) ka rrezuar kërkesën e ish shefit te Krimeve të Policisë Elbasan, Leonard Palushi, për ndryshim mase.

Ky i fundit ai ndodhet në qeli në masën “arrest me burg”. Palushi kërkoi për herë të dytë zëvendësimin e masës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” dhe po aq herë iu rrëzua nga GJKKO.  Palushi parashtroi si argument arsyet familjare, si dhe faktin se për 4 muaj Prokuroria sipas mbrojtjes kishte kohë të mjaftueshme mblidhte prova që ta çonte çështjen për gjykim.

Kujtojmë se Shefi i Krimeve i transferuar nga Elbasani në Lezhë, akuzohet se ka bashkëpunuar me bandat kur ishte në Elbasan dhe ka ndikuar qëllimisht në devijimin e hetimeve në rrugë të gabuar. GJKKO me kërkesë të SPAK ka dhënë më herët masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Leonard Palushi një vit më parë u ndodh në një aksion anti-kanabis ku mbeti i vrarë kolegu i tij Saimir Hoxha. Ky i fundit u qëllua për vdekje nga i riu Aldi Rama, gjatë një kontrolli në Kune-Vain të Lezhës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.