Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni i përfshirë në një tjetër tentativë për vrasje

Shkruar nga Newsbomb
Ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni i përfshirë në një

Ish-shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni, i arrestuar rreth një muaj më parë për sigurim të kushteve për vrasje dyshohet se është përfshirë në një tjetër vepër kriminale.

Burime për mediat bëjnë me dije se Dedan Gjoni është përfshirë në një tjetër vrasje, e cila ka mbetur në tentativë.

Sipas burimeve dyshohet se ish-shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6 ka bashkëpunuar me grupin kriminal të Rexhep Arapit, njohur ndryshe si "Kep Rapi",  për të vrarë një person.

Referuar informacioneve të mbledhura nga hetuesit dyshohet se urdhri i krimit është dhënë nga Holanda.

Ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin dhe i ka thënë  Rexhep Arapit dhe grupit të tij së çfarë ore do e lironte.  Gjithashtu Dedan Gjoni i ka nisur grupit kriminal foto të objektivit, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur për mediat.

Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi nuk ndodhi. Ngjarja u zbërthye nga mesazhet ne “Sky Ecc”. Kujtojmë se Dedan Gjoni u arrestua në nëntor të këtij viti.

LEXO EDHE: Akuza për grup kriminal, gjykata lë në burg Breçanin dhe tre të arrestuarit e tjerë

Gjatë operacionit të arrestimit të Dedan Gjonit, në pranga ranë edhe ish-drejtori i policisë Tiranë, Erzen Breçani, Bujar Germizi dhe Bujar Ajeti dhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit.

Grupi akuzohet për vepra të rënda penale, sigurim kushtesh për vrasje, trafik narkotikësh, pastrim parash dhe përkrahje autori.

Për këtë dosje, SPAK lëshoi 11 masa sigurie.

Ish drejtori i policisë, Erzen Breçani ka deklaruar para Gjykatës se nëse ndodhet në burg është për shkak të djalit të tij, i cili është shpallur në kërkim për trafik droge.

Para trupës gjykuese ia ka deklaruar se e ka këshilluar të birin, Eralbi Breçani që të mos merrej me gjëra të paligjshme. Ndërsa ka thënë se vetë i ka shërbyer shtetit edhe duke vënë jetën në rrezik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese