Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ish-shefi i Himarës: Arsen Rama u kërcënua pas arrestimit të Belerit

Shkruar nga Newsbomb
Ish-shefi i Himarës: Arsen Rama u kërcënua pas arrestimit të

Ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Ermal Ajdini ka dëshmuar për rastin e Fredi Belerit i cili ndodhet në burg për blerje votas gjatë zgjedhjeve të 14 majit.

Ajdini tha për “Top Channel” se të gjitha hetimet dhe përgjimet janë kryer me autorizimin e organeve komptente. Menjëherë pas marrjes së informacionit se Beleri po blinte vota, ish-efektivi ka deklaruar se ka njoftuar prokurorin.

Ai ka deklaruar se Fredi Beleri është arrestuar pasi i ka dhënë paratë Pandeli Kokaveshit e më pas janë sekuestruar dy lista me emra. Më tej, Ajdini ka dëshmuar se i infiltruari i Policisë, Arsen Rama është kërcënuar pas arrestimit të Belerit dhe është larguar drejt qytetit të Vlorës.

Dëshmia e plotë e Ermal Ajdinit.

Isha shef në komisariatin e Himarës. Arsen Ramën e kam njohur se kam punuar aty. Në fund të majit ose prillit 2023 më bëri me dije në telefon se Fredi Beleri i ka thënë për të blerë vota. Kam bërë verifikime dhe më tha pas një jave çfarë të bëj me përgjimin dhe kam bërë verifikime prapë dhe konstatova se informacioni qëndronte.

 Njoftova eprorët dhe bëra regjistrimin e çështjes në prokurori. Pas kësaj, ai pranoi bashkëpunimin me drejtësinë, kam autorizuar përgjimin. Arsen Rama vishej sportiv dhe pas  arrestimit të Belerit, ai pati kërcënime dhe u largua drejt Vlorës.

Provat i kam dërguar me postë. I kam pasur kontaktet dhe vëzhgimin me forcat operacionale. Kishim informacion se disa persona në fshatin Vuno do të pajiseshin me dokumente. Arsenin e kam shoqëruar unë në prokurori për të dhënë dëshminë e parë. U binda nga faktet dhe kisha informacion për shkëmbimin e lekëve me Kokaveshin. Nuk u arrestuan direkt pasi kishim dyshime se mund të kishte të implikuar të tjerë.

Ne e arrestuam Belerin, pasi ai i dha lekët Kokaveshit. Ne kemi sekuestruar dy lista dhe njëra është dorëzuar pas dhënies së lekëve nga Kokaveshi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese