Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Ish-shefi i CIA-s mesazh të qartë Putinit: Nëse përdor armë bërthamore, NATO do të shkatërrojë të gjithë ushtrinë ruse

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-shefi i CIA-s amerikane, David Petraeus, ka dërguar një mesazh Putinit në rast se ai tenton të përdorë armët atomike në luftën në Ukrainë.

“SHBA dhe aleatët e saj në NATO do shkatërrojnë forcat ruse dhe do fundosin flotën e Detit të Zi nëse Vladimir Putin vendos të përdorë armë bërthamore në Ukrainë”, tha ish-drejtori i CIA-s, Petraeus.

Gjenerali, tashmë në pension, tregoi në një intervistë për mediet amerikane se çfarë do të besonte se do të ndodhte nëse Kremlini do të përdorte armë bërthamore.

“Ne do të përgjigjeshim duke udhëhequr një përpjekje kolektive të NATO-s që do të nxirrte jashtë loje çdo forcë konvencionale ruse që mund të shohim dhe identifikojmë në fushën e betejës në Ukrainë, në Krime dhe çdo anije në Detin e Zi”, u shpreh ai.

Sipas “The Guardian”, Petraeus tha se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia në Ukrainë nuk do të vinte në punë Nenin 5 të NATO-s, i cili bën thirrje për mbrojtje kolektive të shteteve anëtare, sepse Ukraina nuk është pjesë e aleancës.

Por, për gjeneralin ka një klauzolë që mund të fusë NATO-n në lojë. Ai tha se nëse Putini do të përdorte armë bërthamore, mundësia është e lartë që rrezatimi nga sulmi do të prekte një vend anëtar të aleancës dhe kjo mund të interpretohej si sulm kundër NATO-s, që do të sillte aktivizimin e Nenit 5.

Theksojmë se Putin ka bërë kërcënime të nënkuptuara për përdorimin e armëve bërthamore, duke bërë që Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, të paralajmërojë Rusinë për “pasoja katastrofike” .

Më shumë




spot_img








spot_img