


Bindja Demokratike, sikurse dihet tashmë do garojë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit përmes kandidatëve të saj.
Pjesë e Bindjes Demokratike është bërë edhe Valbona Mezini ish-sekretarja e Organizatave Partnere në PD.
Mezini ka qenë një nga kritiket e Bashës dhe nuk pranoi të garonte në Këshillin Kombëtar të PD duke e cilësuar garën si fallco.
Mirëpo, tashmë si pjesë Bindjes Demokratike, Mezini do të kandidojë përballë Dritan Lelit të PS për bashkinë e Vlorës.
Mezini ka studiuar për gazetari duke e ushtruar këtë profesion në disa nga mediat kryesore të vendit. Paraleleisht ka ndjekur edhe aktivitetin e saj politik në PD deri në momentin që u themelua Bindja Demokratike ku ajo është anëtare e bordit përfaqësues të kësaj partie.