Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Ish-sekretari në Ministri publikon FOTON: Kjo është qendra e Vorës, një rrotullim kamere larg opiumit të Rilindjes

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2ad734a6c2af6a71ca626b9cecd207e9

Vojo Bregu, ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, publikon një foto nga qendra e Vorës, dhe shkruan se realiteti i mjerë në të cilin jetojnë njerëzit, është krejt ndryshe nga ai që servir Rilindja.

“Kjo është qendra e Vorës.  Një rrotullim kamere larg. Vetëm kaq duhet për t’u zgjuar nga ëndrra e Rilindjes e cila me opiumin e postimeve kinematografike të shpërndara nga robotët e administratës përpiqet të na mbushë mendjen se realiteti ku jetojmë nuk është i vërtetë.

Përkundrazi ajo që na serviret në rrjete sociale dhe media alternative: dritat, ngjyrat, muzika e lehtë në sfond dhe pozitiviteti i ngërdheshur duhet të bëhet e vërteta jonë e sforcuar.

Mirëpo kjo gjendje jermi nuk mund të zgjasë pafundësisht. Njerëzit punojnë, jetojnë, ecin, përpiqen në ndërtesat e vërteta dhe rrugët e vërteta. Të cilat fatkeqësisht duken si në foto.

Para kamerave gjithçka duket fantastike ama sapo të shikosh pas fasadave, do gjesh një realitet krejt tjeter, shumë më të mjerë.

Eshtë mirë që shqiptarët ta braktisin realitetin alternativ dhe ta shikojnë të vërtetën në sy. Para se ëndrra të kthehet në makth nga i cili nuk zgjohesh dot”, shkruan Vojo Bregu dhe ndan foton e mëposhtme.

138185947_10220756948926069_1649672476225832993_o.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img