Hapësire reklamuese

Politikë

Ish-sekretari i Partisë së Punës merr vaksinën anti-Covid: Rama bëri mirë që rregulloi marrëdhëniet me Kinën

Shkruar nga Newsbomb
Ish-sekretari i Partisë së Punës merr vaksinën anti-Covid:

Ish-sekretari i Partisë së Punës së Shqiptare në kohën e Enver Hoxhës, Muho Asllani ka marrë vaksinën kineze kundër COVID.

Në një prononcim për “Abc News” ai përgëzoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ka bërë shumë mirë që i ka rregulluar marrëdhëniet me Kinën.

Asllani deklaroi se fillimisht ka hezituar ta bëjë vaksinën por më pas ka qenë i vendosur për ta marrë atë, pas analizave të kryera dhe me shpresën se sipas tij Kina do ta ndihmojë vendin tonë.

“Faleminderit shumë që po më mbani gjallë akoma. Jam 84 vjeç. Jam Muho Asllan Asllani. Kam qenë sekretar i parë i PPSH-së. Në çdo aksion kam qenë pari dhe thashë do jem i parë në aksionin e vaksinës. Me kinezët kemi pasur marrëdhënie të mira. Kur u prishëm me BS, Kina na ndërtoi objektet që futëm njerëzit në punë. Bëmë objektet për t’u mbrojtur nga armiku i dukshëm.

Me thënë të drejtën. Patën faj disa njerëz të moshës së tretë që dikush e tha që kjo vaksina kineze nuk lejohet me e bërë ata që janë mbi 65 vjeç. Nuk e bëra se nuk bënë as Italia, as Gjermania, as Franca.

Pasi u bënë analizat u binda që kinezët kanë vënë dorën në zemër dhe duan të na ndihmojnë përsëri. Edi Rama bëri shumë mirë që i përmirësoi marrëdhëniet edhe me Kinën, edhe me shtetet e tjera të perëndimit që na ndihmuan. A ka më mirë more. 100 shtete na dhanë ndihmë për pasojat e tërmetit. A ka më mirë që shumë shtete na ndihmojnë me vaksina pa pare. Këtë kinezen, Edi tha se i mori me pare. Sa janë 10 dollarë. Një gjilpërë. Dikur i kemi bërë pa pare sot i paguan shteti”, tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll