Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ish-prokurori: Sjellja e kontrollorëve përbën vepër penale, nëse do isha unë do i kisha arrestuar në flagrancë

Shkruar nga Newsbomb
Ish-prokurori: Sjellja e kontrollorëve përbën vepër penale,

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka deklaruar mbrëmjen e sotme se sjellja e kontrollorëve të aeroportit të Rinasit përbën vepër penale.

Ai u shpreh se nëse do të ishte përgjegjësi e tij, ai do t’i arrestonte në flagrancë këta kontrollorë.

“Kur mora vesh lajmin, kujtova se ishte ëndërr. Kjo është një ëndërr e keqe. Për pagat, janë ulur edhe për shkak të pandemisë. Nuk ka ndodhur në asnjë shtet, që të futesh në një grevë, direkt. Sjellja e kontrollorëve është kryerje e veprës penale.

Qeveria e ka marrë ngadalë, por unë për ata njerëz që nuk kthehen në punë, do kryeja masën e arrestit në flagrancë. Kjo është një ngjarje e paprecedentë. Rruga që kanë zgjedhur, duke bërë grevë pa paralajmërim, ata duhet të arrestohen”, u shpreh Hajdari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu