Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ish-presidenti Ilir Meta paraqitet në SPAK

Shkruar nga Newsbomb
Ish-presidenti Ilir Meta dhe njëherësh kryetari i Partisë së Lirisë, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë Speciale. Arsyet nuk dihen ende, pasi vetëm disa momente më parë, Meta është parë në derën e SPAK. "Kam sjell me dhjetëra denoncime këtu, me firmë e me vulë, në SPAK. Kam ardhur me shumë kënaqësi në SPAK. Do ju njoftoj sapo të njoftoj. E kam thirrur me dhjetëra herë SPAK që të veprojë kundër korrupsionit. Mbasi të mbaroj atje do jem këtu me ju në transparencë të plotë", u shpreh Meta, pas interesimit të gazetarëve. Janë disa çështje për të cilat Ilir Meta është akuzuar dhe kallëzuar në SPAK, e po ashtu ka dhe kallëzime të bërë nga partia që ai drejton për politikanë e zyrtarë të lartë të qeverisë aktuale, si të përfshirë në korrupsion. Nuk dihet nëse kryetari i Partisë së Lirisë është thirrur si person që ka dijeni, për të dhënë deklarime, apo si person i akuzuar.

Disa nga kallëzimet e bëra në SPAK për Ilir Metën:

Në ditët e para të korrikut, kur Meta ishte ende në detyrë, ish-deputeti Halit Valteri kallëozi në Prokurorinë Speciale Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Petrit Vasilin, Edmond Panaritin, Elona Gurin, biznesmeni pranë LSI-së Muharrem Berisha, si dhe Iris Zajmi, Elena Gace, Jori Prifti dhe Agron Xhafa. Në kallëzimin penal thuhej se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave që rridhnin nga korrupsioni dhe vjedhja e pasurive publike. Më 25 korrik, SPAK ka regjistruar procedimin e dytë penal ku i akzuuar ishte Ilir Meta, Monika Kryemadhi, vëllai i saj, Drini Kryemadhi dhe vjehrri i këtij të fundit, Nuri Peti. SPAK nisi hetimet në gusht të vitit 2022 për Ilir Metën, pak ditë pasi ai kishte lënë detyrën si President i Republikës. Procedimi penal ishte regjistruar që në qershor 2022, pas kallëzimit të referuar nga ish deputeti Halit Valteri, për lobim në SHBA me vlerë 690 mijë USD. Ilir Meta përmendet dhe në një dosje tjetër, atë të çështjes ÇEZ-DIA. Në prill të vitit të kaluar SPAK e ka rihapur dosjen dhe në krye të hetimeve qëndronte ish-kreu Arben Kraja dhe prokurori Altin Dumani, i cili sot është zgjedhur kryeprokuror. Më 30 nëntor 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë, me vendim të datës 30 nëntor 2022, ka urdhëruar SPAK-un që të regjistrojë procedim penal për vjedhjen e 280 kg ar në tunelet e sigurisë së lartë në Krrabë gjatë trazirave të vitit 1997, ngjarje për të cilën Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë akuzuar njëri-tjetrin. Në SPAK është depozituar dhe një tjetër kallëzim penal ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për pastrim parash, korrupsion, fshehje pasurie etj. Dosja është referuar nga avokati Idajet Beqiri dhe përmban fakte për shpenzimin e qindra mijërave euro në një klinikë VIP-ash në San Marino. Ilir Meta duke shkuar ne godinen e SPAK

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.