


Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka bërë publike kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së, partia e themeluar nga presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Sejdiu ka theksuar se LDK-së i nevojitet një ristrukturim i mirëfilltë i vetvetes si dhe i duhet në program i ri.
Ish presidenti i Kosovës tha se është i gatshëm që të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së LDK-së, por gjithçka do të zyrtarizohet në Kuvendin e LDK-së i cili do të mbahet më 3 gusht.
‘Deri në ditën e mbajtjes së kuvendit, unë do t’i analizoj të gjitha rrethanat lidhur me kandidaturën time. Ato, siç edhe është rregulli, paraqiten në kuvend’, ka thënë ish presidenti Sejdiu.