Ish-presidenti i Gjeorgjisë tenton të hidhet nga pallati, çfarë e detyroi (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 11:01 05-12-2017 Ish-presidenti i Gjeorgjisë tenton të hidhet nga pallati, çfarë e detyroi (VIDEO)

Ish-presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili ka tentuar të hidhet nga tarraca e pallatit ku banonte, në Kiev.

Mediat e huaja raportojnë se ky veprim i presidentit ka ardhur pasi, oficerë policie kanë shkuar këtë mëngjes në banesën e tij për ta bastisur.

Bashkëpunëtori i Sakashvilit, David Sakvarelidze, ka deklaruar se sot në mëngjes persona të panjohur janë paraqitur te dera e banesës së Sakashvilit në Kiev.

Ish-presidenti, i cili jetonte në Ukrainë për tre vitet e fundit, u ngjit në tarracën e banesës së tij në shenjë proteste, ndërsa një turmë mbështetësish u mblodhën poshtë, transmeton Independent, shkruan newsbomb.al.

Ndërsa pas kësaj tentative ish-presidenti është arrestuar, në video shihet qartë momenti kur është marrë nga oficerët e policisë, ndërsa disa qindra protestues përpiqen të bllokojnë rrugën.

Saakashvili është në konflikt të drejtpërdrejtë me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

saakashvili-ukraine.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata Supreme mbështet urdhrin e Trump, 6 vende myslimane nuk lejohen në SHBA
Spanja tërheq urdhër-arrestin për liderin katalanas Puigdemont »
Article Logic
Execution time: 0.012710809707642
array(1) { ["section"]=> string(85) "ish-presidenti-i-gjeorgjise-tenton-te-hidhet-nga-pallati-cfare-e-detyroi-video-102024" }