Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Ish-presidenti i Bundestagut ‘fshikullon’ opozitën për mandatet: Bojkotuan Parlamentin se nuk iu pëlqeu rezultati i zgjedhjeve

spot_img

Lajme të ngjashëm

98ed9884db3a0e2109edd6f578164c90

Ish-presidenti i Bundestagut gjerman Norbert Lammert ka folur ashpër për vendimin e opozitës së bashkuar për të djegur në masë mandatet.

Duke folur në ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit “Konrad Adenauer”, Lammert tha se nuk mirëpriti vendimin e opozitës për djegien e mandateve sepse ata ndërmorën sipas tij atë veprim ngaqë nuk iu pëlqeu rezultati i zgjedhjeve.

“Dhe në këtë gjendje konkurence, nuk më pëlqen bojkoti, cdo gjë është e përkohshme, një vendim është i vlefshëm sot sepse per të ka pasur një shumicë që mund të korrigjohet nesër me një shumicë demokratike. Kjo është detyrë e rëndësishme e edukimit politik që të iluminojë situata të tilla pasi është e vështirë që më vonë të riaktivizohen këto këndvështrime. Nëse këto nuk kihen parasysh”, tha ndër të tjera ish-presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert.

Ndërkohë, i pranishëm gjatë deklaratës së Lammert ishte dhe kryedemokrati Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta. Kujtojmë se në shkurt të vitit 2019 partitë opozitare dogjën në masë mandatet, duke u larguar nga Parlamenti, ndërsa nisën të protestonin pothuajse çdo javë përpara Kryeministrisë nën thirrjet “Rama Ik”.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img