Ish-presidenti Bamir Topi ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani, ditën e sotme në një spital në Gjermani.
Ai ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Topi thotë se se ruan një konsideratë të veçantë pas një bashkëpunimi, gati 30-vjeçar.
“Me trishtim përjetova lajmin e ndarjes nga jeta ne mënyrë te parakohshme te Presidentit Nishani. Përgjatë një njohje e bashkëpunimi gati 30 vjeçar ruaj konsiderata te veçanta te një njeriu te përkushtuar ne te gjitha detyrat qe ka kryer me dinjitet njerezor e profesionalizëm. Me këtë rast të dhimbshëm. I dergoj familjes. Bashkëshortes e fëmijve ngushëllimet me te sinqerta. U prehtë në paqe. Me respekt Bamir Topi”, shkruan ish-presidenti.
Ish-presidenti, Alfred Moisiu ka reaguar gjithashtu për ikjen parakohe të ish presidentit Bujar Nishani.
Moisiu tha se ish-kreu i shtetit kishte dhënë kontribut të veçantë për vendin dhe se ka lënë kujtime të mira për punën e tij.
“I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, familjes Nishani. Bujar Nishani ka dhënë kontribut të veçantë për vendin dhe ka lënë kujtime shumë të mira për punën e tij të bërë gjatë viteve që kishte funksionet publike. Lajmi i sotëm ishte shumë i keq për të gjithë. Kujtoj që kërkonte gjithmonë risi, kërkonte të studionte”, u shpreh Moisiu.