Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Ish-presidenti amerikan feston pa “shumë zhurmë” 97-vjetorin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti më i moshuar amerikan, Jimmy Carter, festoi ditëlindjen e 97-të në shtëpinë e tij në Xheorxhian jugperëndimore këtë të premte.  

Për shkak të moshës dhe pandemisë së Covid-19, Carter nuk planifikoi asnjë paraqitje publike, tha sekretarja e shtypit Deanna Congelio në Qendrën Carter në Atlanta, shkruajnë mediet e huaja.

Punonjësit në qendrën historike kombëtare Jimmy Carter në Pleins regjistruan përshëndetje për ish -presidentin, dhe anëtarët e publikut mund të nënshkruajnë një kartolinë ditëlindjeje online në faqen ëëë.cartercenter.org.

Ai mori urime të shumta nga amerikanët dhe shumë prej tyre as që e përmendën presidencën demokratike të Carter-it nga viti 1977-81.

Në vend të kësaj ata thanë se ishin të frymëzuar nga jeta e zotit Carter pas presidencës që ka përfshirë punën vullnetare, autorësinë e librave të shumtë dhe mbrojtjen e drejtësisë.

“Ju duam për ndershmërinë, qëndrueshmërinë tuaj dhe të qenit kaq të artikuluar,” shkruhet në një mesazh. Shumë të tjerë ndanë fotografi të tyre me zotin Carter dhe gruan e tij, Rosalynn, të cilët festuan 75-vjetorin e martesës në korrik.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img