Hapësire reklamuese

Rajoni

Ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë bashkë në Hagë për liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë bashkë

"Me iniciativën e ish presidentit të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli  javën e ardhshme ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, bashkë me z.Pacolli do të vizitojnë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë."

Kështu njofton pasditen e kësaj të hëne këshilltari i kreut të AKR-së, Jetlir Zyberaj. Ai tha se ftesa iu dërgua edhe ish-presidentëve të Kosovës, por Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga nuk i janë përgjigjur.

"Ftesa u ishte bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre. Ish presidentja Jahjaga ka injoruar totalisht secilen thirrje telefonike qoftë edhe thirrjen nëpërmjet letrës", shkruan më tej Jetlir Zyberaj.

Newsbomb.al mëson se deri tani kanë konfirmuar ftesën ish-presidentët Bamir Topi, Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisu. Ndërsa, si ish-kryeministër atje do të jetë socialisti Pandeli Majko, por nuk përjashtohet mundësia dhe e emrave të tjerë.

Ftesa që u është dërguar liderëve të Shqipërisë, thotë se takimi me Haxhim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin do të bëhet për t'u solidarizuar me ish-krerët e UÇK të cilët prej një viti ndodhen në Hagë, të akuzuar për krime kundër njerëzimit.

 

"Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet e 90-ta.

Ka momente kur polarizimi nuk i ndihmon interesit kombëtar të vendit dhe ky është një prej tyre, por uniteti është përgjigja ndaj agresionit të Serbisë kundër historisë, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës", përmbyll njoftimin e tij këshilltari i partisë së Pacollit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.