Bujar Hoxha, ish prefekt i PD në Berat, tashmë biznesmen, ka mohuar akuzat e bëra ndaj tij për lidhjet me Ilir Hysenin i cili konsiderohet si kreu i trafikut të kokainës, kapur në Xibrakë të Elbasanit. Hoxha ka deklaruar gjatë një lidhje telefonike me tevevizionin “A1 Report” se është i gatshëm të përballet me Prokurinë. Por është Prokuroria ajo e cila pohoi se Bujar Hoxha ka pasur lidhje telefonike me Ilir Hysenin gjatë kohës që ky i fundit ndodhej në Gjermani.
Bujar Hoxha deklaroi se mban përgjegjësi për për çdo veprim të kryer dhe se prej 24 vitesh si biznesmen, me firmë bojërash në Gjermani, shtetin ku shtriheshin rrugët e trafikut të kokainës, dhe si njeri i lirë mund të komunikojë me këdo.