Hapësire reklamuese

Politikë

Ish-Prefekti i Kukësit, Granit Gjana paraqitet sërish në SPAK

Shkruar nga Newsbomb
Ish-Prefekti i Kukësit, Granit Gjana paraqitet sërish në SPAK

Ish-zëvendëskryetari i Kukësit, Granit Gjana, është paraqitur sërish sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Bëhet me dije se Gjana është paraqitur në SPAK pasi do të merret në pyetje sipas procedurave.

Më 6 dhjetor, Prokuroria e Posaçme pezulloi Granit Gjanën nga detyra e prefektit të Kukësit. Granit Gjana akuzohet për “shkelje të barazisë në tenderat”.

Sipas njoftimit të SPAK, gjatë kohës që Granit Gjana mbante postin e zëvendëskryetarit të Kukësit, kur Safet Gjici drejtonte bashkinë, dyshohet se ka abuzuar me tenderat për naftën.

Me mosveprimet e tij, e konkretisht mospaisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar kompaninë që të merrte pjesë në 2 tendera për “Blerje karburanti” në vlerën 21 milionë lekë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese