Tirana
broken clouds
10 ° C
10 °
10 °
87 %
1kmh
75 %
Mar
14 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
10 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

Ish-ministrja e Ramës sulmon Albin Kurtin: Autoritar dhe i dëmshëm për demokracinë, për më pak se dy javë shfaqi ambicien për kapjen totale të institucioneve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka sulmuar kryeministrin e Kosovës ALbin Kurti, duke e quajtur autoritar dhe të dëmshëm për demokracinë.

Sipas saj, Kurtit iu deshën më pak se 2 javë për të shfaqur ambicien për kapjen totale të institucioneve.

“Ju që argumentonit se na duhen së paku 100 ditë apo 6 muaj që të shohim tamam se si do të qeverisë VV, dhe shfaqnit padurim me kritikët e pushtetit të ri, Kurti ju dha një përgjigje marramendëse sot. Iu deshën më pak se dy javë të shfaqte gjithë ambicjen për kapje totale të të gjitha institucioneve. Kur ai thotë “krejt”, kjo do të thotë KREJT.

Autoritar, populist dhe i dëmshëm për demokracinë dhe shoqërinë – ky është pushteti i Vetëvendosjes. Keni akoma dilema”, shkruan Besa Shahini.

Ky postim i Shahinit vjen në momentin që në Kuvendin e Kosovës u votua për “Ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve”, ku opozita e kundërshtoi duke mos e votuar.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

Dita

Koha Jone

Mapo

RD

Fjala

spot_img