Hapësire reklamuese

Politikë

Ish-ministrja e Kosovës konfirmon pjesëmarrjen në tubimin e nesërm

Shkruar nga Newsbomb
Edita Tahiri

Ish-ministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka konfirmuar pjesëmarrjen në tubimin e nesërm të thirrur nga Presidenti Meta për mbrojtjen e Kushtetutës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri shprehet se mbrojtja e Kushtetutës është një akt patriotik, ndërsa shprehet se Kushtetuta dhe kufijtë u mbrojtën edhe në Kosovë kur vendi u ballafaqua me lojëra të rrezikshme për kufijtë.

Presidenti Meta ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e 2 marsit, të cilin e quan një tubim paqësor në mbrojte të Kushtetutës.

Postimi i Edita Tahirit:

Mbrojtja e kushtetutes eshte patriotizem, eshte mbrojtje e shtetit. Kjo do te ndodh neser ne Shqiperi...Kushtetuta dhe kufijte u mbrojten edhe ne Kosove kur u ballafaquam me lojera te rrezikshme me kufijte

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu