Hapësire reklamuese

Politikë

Ish-ministri socialist kujton Bashkim Finon: Përvjetori i ditëlindjeve të tij, gjithmonë një ditë e veçantë për familjen dhe miqtë

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministri socialist Arben Malaj, kujton deputetin e ndjerë Bashkim Fino. Përmes disa fotove nga arkiva, Malaj kujton përvjetorin e ditëlindjes së politikanit që këtë vit ndërroi jetë pasi u prek nga Covid-19.

Ish-ministri shkruan se 12 tetori i Bashkim Finos do të jetë gjithmonë një ditë e veçantë për familjen dhe miqtë e tij.

Shkruan Arben Malaj:

Përvjetori i ditëlindjeve të Bashimit do të jetë gjithmonë një ditë e veçantë për familjen dhe miqtë e tij. Ne na bashkoi në universitet dashuria për dijen. Ne na bashkoi ne mandet politike dashuria dhe perkushtimi për Shqipërinë dhe mirënjohja e thellë, e përhershme dhe e pa kushtëzuar ndaj cdo socialisti që na besoi dhe mbështeti në kohet më të vështira të Shqiperisë tonë të dashur.I paharrueshëm kujtimi për Bashkimin! Prehu krenar i dashur Bashkim!! Ben

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.