Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
29 %
4.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Ish-ministri socialist krah Dritan Lelit: Është koha për punë jo për trakte dhe grupazhe edhe brenda partive

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri socialist Arben Malaj i del në krah kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli, dhe thotë se është koha për punë në qytetin bregdetar dhe jo trakte dhe grupazhe brenda partive.

“Është koha për punë jo për trakte dhe grupazhe edhe brenda partive. Integriteti është garancia më e madhe e çdo suksesi”, shkruan Malaj ndër të tjera.

Ky reagim i Malajt në mbështetje të Dritan lelit, vjen në një kohë kur deputetë të PS në Vlorë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak janë kthyer kundër tij dhe duan largimin nga detyra. Marrëdhënia mes tyre “u ftohë” kur Dritan Leli nuk pranoi propozimin e Edi Ramës, për deputet.

“Një lajm i gëzueshëm për mbështetjen e qeverisë gjermane për një nga pikat më problematike të turizmit. Mirënjohje e veçantë qeverisë gjermane, Ambasadorit Zingraf dhe ekipit të Bashkisë Vlorë – që garanton efiçencë dhe me integritet tek donatorët dhe partnerët strategjik.

Është koha për punë jo për trakte dhe grupazhe edhe brenda partive.  Integriteti është garancia më e madhe e çdo suksesi!!  Mirënjohje qytetarëve të qarkut të Vlorës që e kërkojnë dhe e meritojnë pastërtinë jo vetëm nga papastërtitë, në kohë plazhi”, shkruan Malaj.

Më shumë

spot_img
spot_img