Hapësire reklamuese

Politikë

Ish-ministri Shehu: Ndryshimet e Kushtetutës, konsolidim i Grushtit të Shtetit

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministri i PD Tritan Shehu i cilëson konsolidim të grushtit të shtetit ndryshimet e Kushtetutës pa Gjykatë Kushtetuese.

Shehu me anë të një postimi në ‘Facebook’ shkruan se vendi ynë prej vitesh është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë më një parlamenti me 122 deputetë, me qeverisje lokale moniste.

Ai ndër të tjera ka theksuar se askush nuk duhet të rrijë i strukur as garantët e reformës në drejtësi.

Postimi i plotë:

O sot o kurre!

Ndryshimet e Kushtetutes pa Gjykate Kushtetuese konsolidim i Grushtit te Shtetit!

Shqiperia eshte ne gjendjet me antidemokratike ne Bote prej disa vitesh, pa Gjykate Kushtetuse, pa Gjykate te Larte, me nje “Parlament” qesharak vetem me 122 nga te cilet 42 “pupace”, me nje qeverisje Lokale krejt moniste etj!

Zanafilla e ketij deformimi te thelle te demokracise eshte dita dhe procedura, qe dekapituan Sistemin e Drejtesise, duke e privuar nga Gjykata Kushtetuese.

Shqiperia qe nga ajo dite eshte nen nje Grusht Shteti ne zhvillim.

Tentativat e fundit per te prekur edhe Kushtetuten nen keto kondita, jane vetem nje hap tjeter i konsolidimit per afate shume te gjata i ketij Grushti Shteti, per ta cuar vendin tone perfundimisht nen nje Autokraci, shume larg demokracise perendimore.

Modelet lindore tashme egzistojne per keto kalime tragjike drejt neodiktaturave, inspiruese dhe inkurajuese per Ramen &CO.

Ne keto kushte e momente tejet te rrezikeshme per te sotmen e te nesermen e demokracise sone askush nuk mund e duhet te qendroje i strukur ne “qoshen e tij”, perfshi ketu dhe “garantet e reformes” ne drejtesi, qe nuk mund te “lajne duart” vetem me ndonje prononcim evaziv.

O tashti o kurre!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.