Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Ish-ministri i Ramës i del në mbrojtje Bashës: Tani ka fituar përvojë, nuk ia vlen të largohet nga PD-ja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një postim në lidhje me humbjen e Partisë Demokratike.

Manjani shkruan në rrjetet sociale, se Partia Demokratike është një aset i pazëvendësueshëm politik në Shqipëri.

Sipas tij, Basha ka bërë shumë punë në krye të PD-së dhe me përvojën që ka fituar nuk do t’ia vlente largimi i tij nga kjo parti.

Manjani thotë se nuk sheh asnjë alternative tjetër politike më të përshtatshme se PD dhe Lulzim Basha për drejtuar një Front Rezistence ndaj regjimit.

Postimi i plotë:

Rrezistencë apo nënshtrim? Kjo është çështja.

********

Nuk jam anëtar i PD dhe nuk i jap vetes të drejtë të gjykoj e arsyetoj mbi çështje të brendshme të saj.

Por, si qytetar i Republikës, më intereson aseti politik me vlerë të jashtzakonshme PD. Partia Demokratike është aset i pazëvendësueshëm politik në Shqipëri.

Ndaj çdo përpjekje për zhvlerësimin e këtij aseti është shërbim ndaj rregjimit të tashmë të konfirmuar të Ramës!

Në këtë kontekst vlen të shihet dhe kontributi i Lulzim Bashës. Mendoj se Ai ka bërë goxha punë në krye të PD. Me përvojën që ka fituar tashmë nuk do ja vlente largimi i Tij nga PD. Ndoshta ka nevojë për një rikonfirmim por edhe kjo ceshtje i duhet lënë anetareve e statutit të PD për ta adresuar. Por sa më shpejt…

Interesi publik kërkon një PD të fortë, të organizuar dhe me strategji bashkimi, jo përçarje.

Shkatërrimi i PD = jetëgjatësi e rregjimit.

Nuk shoh asnjë alternative tjetër politike më të përshtatshme se PD dhe Lulzim Basha për drejtuar një Front Rezistence ndaj rregjimit.

Demokracia nuk është më thjesht në rrezik, por e goditur rëndë. Ndaj nuk bëhemi më demokratë e as nuk e vendosim demokracinë duke larguar Lulin.

Përkundrazi, e bëjmë këtë gjë vetëm duke afruar çdo të palumtur me rregjimin.

Në këtë moment nuk shoh alternative tjetër përveç se: o me rrezistencën o me rregjimin.

Luli dhe PD duhet të jenë në krye të rrezistencës, për hir të interesit publik.

*****

Dhe më në fund, të mos shkëpusim vemendjen se në ç’kohë po jetojmë. Post kriza ekonomike e 2008 ka sjellë si pasojë një Europë politike që jeton në populizëm; një lindje ka rrëshqitur në autokraci; dhe një Amerikë në betejë për tregje…

Ndaj sot është më e thjeshtë të jesh autokrat, populist, apo agjent tregjesh sesa kryetar opozite, aq më tepër në një rrumpallëhane vend.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img