Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Ish-ministri i PS-së në gadishmëri të vendit, Arben Malaj: Agresiviteti politik është rritur, vendi jonë ka sfida të vështira

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i PS-së, Arben Malaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka shprehur gadishmërinë për të kontribuar si qytetar, studiues dhe aktivist publik.

Ai bazohet sipas tij në faktet se agresiviteti politik po rritet, pjesëmarrja e politikanëve në emisione nuk sjell dobi dhe duke pasur parasysh që sfidat e vendin tonë nuk janë të lehta.

Që prej vitit 2013 ai nuk është pjesë e asnjë partie politike, por që do të vazhdojë që të japë kontributin e tij qytetar.

Ndërkohë që Malaj ka thënë se nuk do të marrë pjesë në ato panele ku ka pjesëmarrës politikanë, pasi në këtë mënyrë nuk mund që të shpalosë kontributet pozitive në thelbin dhe formën e tyre.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, sot po ndaj me ju një njoftim të rëndësishëm për kontributet e mia në vijim si qytetar, studies dhe aktivist publik. Bazuar në faktet se: (i) agresiviteti politik po tenton te rritet; (ii) pjesëmarrja në emisione televizive përballë politikanëve, qeveritarë apo deputetë prodhon më shumë zhurmë se dobishmëri; (iii)  sfidat e vendit tonë do të janë më të vështira dhe jo  më të lehta; (iv)  prej vitit 2013 nuk bëjë pjesë në asnjë parti politike por mbetem përherë  mirënjohjes i përhershme dhe pa asnjë kushtëzim ndaj qytetarëve te vendit tim dhe ndaj socialisteve te thjeshte dhe ; (v) pas një periudhe intensive bashkëpunimi si konsulent pranë PAA në promovimin e ekonomisë se gjelbër, mirënjohës për bashkëpunimit produktiv  me koleget e mrekullueshëm të PAA-se për rikthimin pas 12 vite të PAA në parlament, por mbi të gjitha për të mos cenuar sado pak angazhimin vetëm pozitiv në çdo moment të sfidave të vështira të vendit tim, shpresoj ne mirëkuptimin  tuaj për sa më poshtë :

I. Jam i gatshëm  të bashkëpunojnë në çdo kohë  me çdo mediave vizave dhe të shkruar, e nivelit lokal dhe kombëtare me analiza thellësisht profesionale për : (1)  integrimin evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimorë ; (2)  për rritjen e barazisë së mundësive për të gjithë shqiptarët si rruga më e mirë për reduktimin e kostove sociale dhe politike; për politikat monetare, politikat fiskale në kohë normale dhe në kohë të krizave më të shpeshta, më të renda në aspektin social dhe më të kushtueshme me kostot direkt dhe indirekt jo vetëm financiare dhe (3) mirëqeverisjen e vendit tone në nivel lokal dhe kombëtare. II. Do vazhdoj përkushtimin dhe angazhimin publik për : (a)  promovimin e barazisë gjinore;  (b) ekonomisë së gjelbër dhe (c) ekonomisë së dijes. III. Nuk do te marr pjesë në panele ku ka pjesëmarrje përfaqësues partiake sepse nuk maksimizoj dot kontributet pozitive në thelbin dhe formën e tyre,

Kam bindjen e thellë qytetare dhe profesionale se kështu mund të kontribuoj pozitivisht dhe me mire për  opinion publik dhe taksapaguesit e vendit tim.

Bashkangjitur jane disa nga mesazhet me inspiruese ne jeten time.

Mirënjohje

Arbeni

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img