Ish ministri i LSI-së sqaron: Ja kur mbaron mandati i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 21:58 22-02-2018 Ish ministri i LSI-së sqaron: Ja kur mbaron mandati i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

 Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka postuar në Facebook një foto të Kushtetutës së Shqipërisë ku tregohet fare qartë se sipas ligjit, Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Genti Sejko mandati i përfundon brenda vitit 2018.

Sipas Manjanit, Sejko i cili zëvëndësoi Ardian Fullanin pas largimit të tij nga posti më i lartë i Bankës, i mbaron mandati në datën që rregullisht do i mbaronte Fullanit.

"Guvernatorit aktual të Bankës i mbaron mandati ditën që do i mbaronte paraardhësit të tij! Pra Zoti Sejko po përmbyll mandatin e lënë në mes nga Zoti Fullani.

Nëse lexoni nenin 48 ligjit për Bankën e Shqipërisë, do ta kuptoni qartë këtë gjë." -është shprehur Manjani.

REAGIMI I PLOTË:

Sqarim ligjor per mandatin e Guvernatorit.
————
Duke lexuar Kushtetuten ne harmoni me ligjin per Bankën e Shqipërisë, më rezulton se:

Guvernatorit aktual të Bankës i mbaron mandati ditën që do i mbaronte paraardhësit të tij!

Pra Zoti Sejko po përmbyll mandatin e lënë në mes nga Zoti Fullani.

Nëse lexoni nenin 48 ligjit për Bankën e Shqipërisë, do ta kuptoni qartë këtë gjë.

Guvenatori ka mandatin fillestar si anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Ai/Ajo zgjidhet guvenator vetëm pasi të jetë anëtar i Këshillit Mbikqyrës.

Neni 48 saktëson qartë se anëtari i Këshillit që zgjidhet nga një vend vakant i krijuar nga ndërprerja e mandatit, qëndron në detyrë deri në plotësimin e mandatit të ndërprerë nga paraardhësi.

Shiheni nenin 48.3

Pra Sejko plotëson mandatin e Fullanit. Nëse këtij të fundit i mbaronte mandati këtë vit, atëherë edhe Sejkos i mbaron mandati këtë vit!

28278951_407808692996910_8921116646308737470_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012264013290405
array(1) { ["section"]=> string(96) "ish-ministri-i-lsi-se-sqaron-ja-kur-mbaron-mandati-i-guvernatorit-te-bankes-se-shqiperise-111146" }