Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Ish-ministri i LSI ‘pro’ legalizimit të hashashit, Panariti: Të kalojë në filtrin e DEA-s Amerikane

spot_img

Lajme të ngjashëm

74e860a12d4090e3517144d1f43526d1

Ish-ministri i LSI-së Edmond Panariti duket se është pro legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor, por sipas tij kjo nismë e qeverisë duhet të kalojë në filtirin e DEA-s amerikane dhe Komisionit Europian.

“Sepse nën mbikëqyrjen e rreptë të DEA-s Amerikane, Agjencia e Kontrollit të Barnave (FDA) vazhdon ende ta mbajë hashashin ne kategorinë numër një të opioideve, pra njësoj si heroina dhe crack-un dhe e konsideron ende atë me vlera të kufizuara mjekësore”, shkruan ndër të tjera ish-ministri Panariti.

POSTIMI I PLOTË I EDMOND PANARITIT:

Përse legalizimi i hashashit mjekësor, duhet të kalojë në filtrin e DEA-s Amerikane dhe të Komisioni Evropian?

Sepse nën mbikëqyrjen e rreptë të DEA-s Amerikane, Agjencia e Kontrollit të Barnave (FDA) vazhdon ende ta mbajë hashashin ne kategorinë numër një të opioideve, pra njësoj si heroina dhe crack-un dhe e konsideron ende atë me vlera të kufizuara mjekësore.

Është e vërtetë se kemi licensim të fermave të hashashit mjekësor në disa vëndet të BE.. Por këto i nënshtrohen një kontrolli rigoroz nga organet e specializuara të BE dhe mund të lëvizin vetëm brënda tregut farmaceutik të saj.

Asnjë vend jashtë BE deri tani nuk fut dot hashash mjekësor brenda saj.

Procesi do të ndërlikohet akoma më shumë sepse Parlamenti Evropian kaloi një akt normativ i cili do të zbatohet nga Komisioni, sipas të cilit edhe prodhimet e hashashit mjekësor nga vendet e BE përpara tregtimit do ti nënshtrohen provave të rrepta klinike..

Prandaj shqyrtimi i çdo hapi në këtë mes duhet të kalojë në filtrat e tyre.

Më shumë

spot_img