Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ish ministri i kthehet keq Arta Markut: Lëri kërcënimet, sapo tregove që je... Turp

Shkruar nga Newsbomb

Ish ministri i Partisë Demoktratike Gazmend Bardhi, i kthehet keq kryeprokurores Arta Marku, e cila më herët ka reaguar në lidhje me protestat e sotme në Rrugën e Kombit.

Kryeprokurorja Marku është shprehur se është ngritur një grup prokurorësh me qëllim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë së ligjit. Në kuadër të deklaratës së Markut, reagon Bardhi e shprehet se kryeprokurorja duhet t’i lërë kërcënimet ndaj popullit sepse nuk e burgos dot të gjithin. Bardhi shton gjithashtu se kryeprokurorja Marku ttregoi se është nën urdhrat e Ministrit të Brendshëm, duke i quajtur deklarat e saj si qesharake e joprofesionale.

“Zonjë, lëri hetimet false dhe kërcënimet ndaj popullit, se nuk e burgos dot të gjithin! Nuk je në atë funksion publik për ti shërbyer interesave kriminale të qeverisë, por për të mbrojtur interesin publik”, shprehet ish ministri.

Deklarata e Plotë e ish ministrit.

PPP Arta Marku paska deklarur se Prokuroria është në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë të atyre që shkaktuan "dhune"! Kjo pranon vetë se de facto është vartëse dhe nën urdhrat e Ministrit te Brendshëm. Ky deklarim përveçse qesharak, jo profesional (tregues i qartë se Kryeprokuror është Edi Rama), është edhe antikushtetues.

Dikush ta informojë zonjën se në Rrugën e Kombit, ndryshe nga sa deklaroi Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri (kjo PPP vetëm ato dëgjon) nuk kishte dhunë por reagim qytetar ndaj një padrejtësie. Një subjekt privat i ka vënë pritë qytetarëve dhe i thotë se me leje të Edi Ramës, që të hyjnë dhe të dalin nga shtëpitë e tyre duhet të paguajnë tek private 10 Euro, për përdorimin e një pronë që qytetarët e kanë ndërtuar me taksat e tyre. Qytetarët morën nën zotërim pronën e tyre publike dhe këtu ska asnjë shkelje. Shkulën prej andej zaptuesin privat të Edi Ramës dhe ia rikthyen rrugën pronarit të vërtetë - qytetarëve! Mirënjohje dhe vetëm respekt për to.

Zonjë, leri hetimet false dhe kërcënimet ndaj popullit, se nuk e burgos dot të gjithin! Nuk je në atë funksion publik për ti shërbyer interesave kriminale të qeverisë, por për të mbrojtur interesin publik.

Heto dhe vendos përpara përgjegjësisë ata që përfitojnë padrejtësisht milionat e koncesionave abuzive dhe që qartësisht shkojnë në xhepat e një grushti njerëzish dhe qeveritarësh! Për këtë e merr pagën nga taksat tona.

Vetëm 1/10 e fondeve që ka marrë Vilma Nushi për vitin 2017, padrejtësisht dhe pa ofruar asnjë shërbim për qytetarët, ‎mjaftojnë për të mirëmbajtur Rrugën e Kombit. Këtë dhe afera të tjera si këto, i heton dot?! Nëse jo, të paktën hesht dhe na i kurse deklaratat e shkruara nga Fatmir Xhafaj, dhe të lexuara nën emrin Arta Marku. Turp!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu