Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Ish-ministri i Jashtëm flet për vendimin e DASH: Gjest i mirëfilltë politik. Rama po i gëzohet ndërsa Meta…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka komentuar vendimin e DASH, i cili e shpalli “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai u shpreh se SHBA nuk ka bërë publike arsyet e këtij vendimi, kur kjo familje nuk ka kërkuar që të shkojë atje, duke shtuar se Berisha zgjodhi një nga avokatët me të mëdhenj e më të shtrenjtë në botë.

I pyetur në lidhje me heshtjen e presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama për shpalljen “non grata”, të tij, Mustafaj tha se Meta ka një qasje të tij ndaj këtyre problemeve, ndërsa Rama po i gëzohet kësaj dhe nxori Taulant Ballën që të reagojë. 

Pyetje: Shkaku i shpalljes “non grata” i Sali Berishës?

Mustafaj: Berisha dhe fëmijët e tij janë shpallur “non grata”, ata nuk kanë kërkuar që të shkojnë në SHBA. Nuk bëhen publike arsyet e shpalljes “non grata”.  Ata nuk e kanë shpjeguar se përse nuk duan që familja Berisha të shkojë atje. Ky është gjest i mirëfilltë politik e propagandistik.

Pyetje: Heshtja e Metës dhe Ramës ndaj vendimit të DASH për Beridshën?

Mustafaj: Mendoj se presidenti ka një qasje të tij ndaj këtyre problemeve dhe do të flasë në një kohë tjetër. Berisha është si qytetar privat i ndëshkuar, jo si ish-deputet i PD. Ndërsa heshtja e Ramës është më e ndërlikuar, heshtja e tij ka dy pika: e para po gëzohet dhe e dyta nxorri Taulant Ballën që të reagojë.

Pyetje: Reagimi i Berishës, paditja e Blinken?

Mustafaj: Është fantastike manovra e Berishës. Unë e njoh sesi ndihet ai kur mendon se është prekur.Zgjodhi një nga avokatët më të mëdhenj të botës dhe nga më të shtrenjtët. Franca është një vend, që ka shumë rëndësi familja, e cila është përmend aty, sesa politikani. Drejtësia franceze është shumë e ndjeshme.

Më shumë

spot_img
spot_img