Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ish-ministri i Financave liston arsyet, ja pse lojërat e fatit duhen legalizuar urgjentisht

Shkruar nga Newsbomb
Ish-ministri i Financave liston arsyet, ja pse lojërat e fatit duhen

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka folur lidhur për legalizmimin e lojërave të fatit, duke e konsideruar këtë hap si të domosdoshëm pavarësisht dilemave.

I ftuar në emsionin “Noë me Erla Mëhillin” në Euroneës Albania, ai tha se tashmë jemi në kushte ku 100% e lojërave të fatit është informale. Teksa bëri krahasimin me kohën kur ato kanë funksionuar me licencë dhe shkalla e informalitetit ka qenë 30-40%.

“Unë personalisht i urrej lojërat e fatit dhe asnjëherë nuk kam tentuar të provoj fatin në to, por legalizimi i tyre është i domosdoshëm pavarësisht nga pikëpyetjet, për shkallën e performancës së administratës publike, ne jemi në kushte ku 100% e saj është informale.

Kur ato kanë funksionuar me licencë, shkalla e informalitetit, mund të ketë qenë 30-40% aq sa është shkalla e informalitetit në përgjithësi. Kështu që pikëpyetjet se si do vazhdojë në të ardhmen nuk e përligjin. Do arrijë të formalizohet në atë shkallë që formalizohet ekonomia shqiptare”,-tha Arben Malaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese