Tirana
broken clouds
10 ° C
10 °
10 °
87 %
1kmh
75 %
Mar
14 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
10 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

Ish-ministri i Drejtësisë: SPAK të “mbërthejë” kryeministrin për rastin “Bechetti”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se SPAK duhet të hetojë kryeministrin Edi Rama për “shpërdorim të detyrës” lidhur me çështjen “Bechetti”.

Përmes një postimi në Facebook, Manjani shkruan se pasoja e rëndë në këtë rast, pagesa prej 110 milion euro ndaj biznesmenit italian dhe dëmi që i është bërë ekonomisë së lirë, e dallojnë shpërdorimin e detyrës nga shkelja e rregullave.

Postimi i plotë i Manjanit:

Shpërdorimi i detyrës (abuse of poëer) është krijuar nga drejtësia penale dhe është shkruar në Kodin Penal si krim, pikërisht për një rast si kjo e Bechettit.

Në fakt janë edhe disa raste të tjera tenderash pa garë dhe shkatërrime pasurie publike e private me pasoja të rënda. Por rasti “Bechetti” dallon shumë.

“Pasoja e rëndë” është ajo që dallon shpërdorimin e detyrës nga shkelja e rregullave ligjore si përgjegjësi administrative.

Pasoja në këtë rast është të pakën 110 milion Euro. Pa llogaritur këtu pasojat katastrofike në shoqërisë demokratike në raport me median e lirë dhe lirinë e fjalës e shkatërrimit të konkurrencës së lirë…

SPAK-u u krijua me kompetenca të mbinatyrshme, pikërisht për të ndërhyrë në raste si ky.

Për të mbërthyer Kryeministrin, ministrat apo zyrtarët që janë në detyrë.

Po të ishte për të pritur rezultatin e zgjedhjeve apo deklarimet e ambasadorëve, pra për të mbërthyer të rënët nga karrigia, mirë e kishim dhe e kemi prokurorinë e zakonshme…

Republikës së Shqipërisë i ka ardhur një pasojë e rëndë, një dëm financiar, tregtar e demokratik si rezultat i veprimtarisë së paligjshme të zyrtarëve të lartë qeveritarë. Kaq duhet të mjaftojë për të hetuar dhe tundur prangat.

Çdo shtet do ta bënte këtë.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img