Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Ish-ministri i Drejtësisë: Nuk shkojmë më aty ku u strehuan ish-trafikantë prostitutash

spot_img

Lajme të ngjashëm

Opozita ka treguar sërish se ka bojkotuar seancën plenare në Parlament, pasi ata janë zhvendosur në çadrën e ngritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ata kanë mbajtur fjalimet e tyre, duke shfrytëzuar edhe praninë e mediave.

Deputeti dhe ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka përsëritur vendosmërinë e opozitës se nuk marrin pjesë në Parlament, pasi kryeministri e ka kthyer në strehën e krimit.

Ish-trafikantë prostituash gjetën strehë te parlamenti, Edi Rama e ktheu në strehën e krimit. Ai krijoi qeverinë e krimit, që solli në gjithë vendin njerëzit me rekordet më të tmerrshme kriminale, drejtorë portesh, aeroportesh, në mënyrë që trafiku i drogës të bëhëj më i lehtë. Kush i futi këta kriminelë zyrtarë? Edi Rama me firmën e tij. Ai u kërkon kriminelëve që ta ndihmojnë që si kryeministër të rrijë në pushtet”, u shpreh Halimi.

Deputeti tha se për këtë republikë krimi që duhet shembur flet lideri i opozitës, Lulzim Basha.

“Ne duam të grisim kontratën e Ramës me krimin. Asnjë qeveritar nuk ja ka dalë. Të tërhiqet qeveria e krimit, sepse nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme”, përfundoi Halimi. 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img