Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Ish-ministri gjerman: Serbia nuk ka shans të futet në BE nëse nuk njeh Kosovën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Mbrojtjes gjermane Rudolf Scharping, thotë se mesazhi i Kancelarit Olaf Scholz gjatë vizitës në Ballkanin Perëndimor ishte i qartë, se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai ka shtuar se nëse Serbia nëse e njeh Kosovën e ka një shans të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

“Unë do të argumentoja se ndonëse Serbia është duke u parë dhe duke vepruar si aleat i Rusisë, Serbia është shtet që duhet të marrë një mesazh shumë të qartë dhe kancelari gjerman e dha këtë mesazh, në mënyrë shumë të qartë, se nëse ju nuk e respektoni dhe njihni Kosovën si shtet të pavarur, atëherë nuk keni shans të bëheni anëtar i Bashkimit Evropian dhe të bashkëpunoni para se të bëheni anëtar, të bashkëpunoni më afër me Bashkimin Evropian. Po, ky ishte një mesazh shumë i qartë që largon çdo paqartësi dhe unë e mbështes shumë”, thotë Scharping.

Scharping foli edhe për reagimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, pas këtij deklarimi të Scholz. “Ajo për të cilën mendoj se u befasua Vuçiç ishte formulimi i qartë dhe publik, nuk e besoj se është befasuar nga përmbajtja e mesazhit, por nga formulimi, mesazhi i është dhënë atij, ndoshta, nuk e di, nuk ka kuptim që ne të spekulojmë tash”, tha ish-ministri gjerman në Klan Kosova.

“Mesazhi ishte i qartë dhe ne tash duhet të gjejmë çështjet praktike hap pas hapi dhe e di se ka shumë propozime në tavolinë për të gjetur një mënyrë, siç kemi bërë me Gjermaninë në fund të viteve të 60-ta dhe në fillim të viteve 70-ta, të arrihet një marrëveshje hap pas hapi përmes uljes së tensioneve dhe duke e bërë jetën e përditshme të qytetarëve, për të cilët jemi duke punuar më të mirë se që ishte më parë”, vijoi Rudolf Scharping.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img