Hapësire reklamuese

Rajoni

Ish-ministri Enver Hoxhaj: Kosova duhet të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur!

Shkruar nga Newsbomb
Ish-ministri Enver Hoxhaj: Kosova duhet të bëhet pjesë e

Nënkryetari i kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është i mendimit se Kosova duhet të bëhet pjesë e nismës së “Ballkanit të Hapur”, si një mënyrë për të rritur bashkëpunimin me vendet e rajonit.

I ftuar në emisionin "Top Story", politikani kosovar ka thënë se Kosova nuk mund t'i thotë jo një nisme rajonale dhe më pas të kërkojë bashkëpunim në rajon për t'u anëtarësuar në organizma të tjerë.

“Sa kam qenë në postin e ministrit të Jashtëm, ne kemi ndjekur një qasje që Kosova të jetë pjesë e çdo organizatë, në çdo nismë rajonale. Ballkani i Hapur nuk është as organizatë, është një grup joformal i shteteve, sikurse është G7 apo G20.

Dhe në pikëpamjen time, për Kosovën do të ishte e lehtë nëse sillet në mënyrë konstruktive, kreative dhe merr pjesë në Ballkanin e Hapur dhe kërkon mbështetje nga shtetet që ne të bëhemi pjesë edhe e Këshillit të Europës, që të bëhemi pjesë e partneritetit për paqe të NATO-s. Nuk mund t’i thuash jo një nisme joformale për bashkëpunim në rajon dhe të kërkosh nga partnerët, nga shtet të ndryshme që të të mbështesin, qoftë në Strasburg, qoftë në Bruksel”, është shprehur ish-ministri Enver Hoxhaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll