Hapësire reklamuese

Rajoni

Ish-ministri Enver Hoxha në Hagë: Nuk mund ta mbyllja vitin 2022, pa vizituar miqtë e mi, Hashim Thaçi e Kadri Veseli

Shkruar nga Newsbomb
Ish-ministri Enver Hoxha në Hagë: Nuk mund ta mbyllja vitin 2022, pa

Ish-ministri i Jashtë i Kosovës, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së Kadri Veseli. Nuk mund ta mbyllja vitin pa takuar miqtë e mi, ka shkruar ai në llogarinë e tij.

“Nuk mund ta përmbyllja vitin 2022 pa i vizituar miqtë e mi, presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen pas nëntë dyerve të mbyllura padrejtësisht në Hagë”, thotë Hoxhaj, teksa publikon dhe një foto duke dalë nga selitë e Hagës.

Më tej, ai thotë se veprimtarët e UÇK-së do të triumfojnë përsëri mbi këtë padrejtësi, siç u shpreh ai, të re, sikurse kanë triumfuar mbi padrejtësitë e vjetra të historisë!

“Ata mbyllën portën e errët të robërisë dhe së bashku me UÇK-në hapën derën e madhe të lirisë! Ata do të triumfojnë përsëri mbi këtë padrejtësi të re, sikurse kanë triumfuar mbi padrejtësitë e vjetra të historisë", përmbyll Enver Hoxha, ish-shef i diplomacisë së Kosovës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll