Hapësire reklamuese

Politikë

Ish-ministri Beqaj 50 minuta në SPAK: Më kthyen hard driven

Shkruar nga Newsbomb
Ish-ministri Beqaj 50 minuta në SPAK: Më kthyen hard driven

Ish-ministri i Shëndetsisë Ilir Beqaj ka lënë ambientet e SPAK, aty ku dhe u paraqit mëngjesin e kësaj të premte.

Beqaj qëndroi rreth 50 minuta përpara oficerit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në kuadër të procedurave për masën “ detyrim praqitje”.

Në një prononcim të shkurtër për mediat ish-ministri Beqaj tha se ka marrë  hard drive me të dhënat e laptop që iu sekuestruar në apartamentin e tij më 28 dhjetor në kuadër të hetimeve që ky organ i drejtësisë është duke zhvilluar lidhur me dosjen e “Sterilizimit”.

Kjo është hera e shtatë që ish-ministri i Shëndetësisë, paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “ detyrim paraqitje” , lidhur me akuzën “shpërdorim detyre” për koncesionin e Sterilizimit.

Prokuroria e Posaçme mori të pandehur ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe kërkoi në gjykatë caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. Togat e zeza vendosën masën “detyrim paraqitje”  për ish-ministrin. Po ashtu, Prokuroria e Posaçme vendosi dhe një masë tjetër sigurie për ish-numrin dy të Shëndetësisë shqiptare, duke i bllokuar pasaportën. Për rrjedhojë, Ilir Beqaj nuk mund të dalë nga Shqipëria, shkruan newsbomb.al.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj rezulton se është lënë jashtë hetimeve për koncesionin e sterilizimit, nga Prokuroria e Posaçme, ndaj kur aktet e dosjes kanë mbërritur në gjykatë është kërkuar nisja e një hetimi pasuror dhe thellimi i hetimeve për disa vepra të tjera penale. Në muajin shtator, Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK që të kryejë hetime të thelluara pasi ka indicje për disa vepra penale, në ngarkim të ish-ministrit.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për veprat penale të korrupsionit e fshehjes së pasurisë, ndërsa urdhëroi kontrollin në shtëpinë e Ilir Beqajt, njerëzve të tij të besuar si dhe zyrat e disa bizneseve e kompanisë farmaceutike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese