Hapësire reklamuese

Politikë

Ish-ministri analizon shkresën e SPAK: Nxjerr me dhunë Sali Berishën nga politika!

Shkruar nga Newsbomb
Ish-ministri analizon shkresën e SPAK: Nxjerr me dhunë Sali
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një reagim të shkurtër për shkresën që SPAK i ka dërguar sot Kuvendit të Shqipërisë, për të lejuar arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, kërkesa është nxjerrje me dhunë e nga politika. "Politikisht arresti ndaj Sali Berishës është mbyllje goje, përveçse nxjerrje me dhunë nga politika. Të arrestosh dikë 80 vjeç, duhet ta kesh nën akuzë për terrorizëm ose vrasje, jo për pronën private të dhëndërrit të tij", shkruan Manjani. LEXO EDHE: E BUJSHME/ SPAK shkresë Kuvendit: Na lejoni të arrestojmë Sali Berishën! Si një jurist i përgatitur dhe person që e njeh mirë ligjin, Ylli Manjani thekson se pasoja politike ndaj ish-kryeministri me këtë vendim është shumë e rëndë, pasi e nxjerr atë automatikisht nga politika. "Ç'duan të arrijnë?! Të krijojnë terror psikologjik tek  njerëzit e lirë. Nuk është më punë zgjedhjesh sepse ato janë mbyllur me kohë në favor të qeverisë moniste", vijon Manjani, duke shtuar se e vetmja zgjidhje që ka në dorë opozita është të nisë ndërtimin e një opozite të vërtetë. Lexo edhe: Habit Sali Berisha: Jam i gatshëm të votoj arrestimin tim

Reagimi i plotë i ish-ministrit Ylli Manjani:

Fotografi politike **** Politikisht arresti ndaj Sali Berishës është mbyllje goje, përveçse nxjerrje me dhunë nga politika. Të arrestosh dikë 80 vjeç, duhet ta kesh nën akuzë për terrorizëm ose vrasje, jo për pronën private të dhëndërrit të tij. Kush e bën? SPAK-u. I varur apo jo, kjo ska tashmë asnjë rëndësi. Pasoja politike është shumë e rëndë. Kujt i intereson?! Qeverisë dhe peshqëve që ajo ushqen me mbetje financash të qelbura në atë rezervat të qelbur që quhet PD e vulës. Ç'duan të arrijnë?! Të krijojnë terror psikologjik tek  njerëzit e lirë. Nuk është më punë zgjedhjesh sepse ato janë mbyllur me kohë në favor të qeverisë moniste. A ka zgjidhje?! Sigurisht kjo fotografi politike nuk mjafton, por zgjidhje ka. Dhe qartësisht ajo zgjidhje nuk vjen as nga peshqit e rezervatit të vulës, as nga importi diplomatik, aq më pak nga qeveria moniste. Nga SPAK jo e jo. Grupi i deputetëve që janë në opozitë me këtë panoramë politike ka rastin të marrë në dorë ndërtimin e një opozite të re politike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese