Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Ish-lojtari i Tiranës “shfaqet” në shtëpinë e Beniada Nishanit (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Modelja e njohur shqiptare, Beniada Nishani, disa javë më parë pranoi se është duke shijuar një romancë dashurie, por pa zbuluar më shumë detaje. Së fundmi u përfol se modelja është në një lidhje me vëllain e Arbër Hajdarit, Blerti Hajdari.

Mirëpo, deri tani nuk kishte ardhur asnjë reagim nga vetë “çifti”. Epo, së fundmi ka qenë vetë Beniada e cila i ka hedhur më shumë “benzinë zjarrit”, dhe ka nxitur sërish mediat të flasin për “lidhjen e saj” me biznesmenin. Modelja ka publikuar në Instagram një foto të Blerti Hajdarit, teksa ai ishte i ftuar në një program dhe duke na treguar se është një ndjekësë e rregullt e “partnerit” të saj.

Beniada Nishani dhe Blerti Hajdari janë parë së bashku në premierën e filmit të Eduart Grishajt, “Sofia”, duke bërë në këtë mënyrë daljen e parë publike.

Dyshja janë njohur gjatë “Procesit Sportiv”, ku Blerti ka shkuar si i ftuar si një ish-futbollist i mirënjohur. Ky i fundit është baba i dy fëmijëve nga një histori dashurie që ka patur në Neë York, të cilës i ka dhënë fund pak kohë më parë.

Më shumë


spot_img









spot_img